Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Lufta kundër evazionit: Burg kush kapet pa kasë

$
0
0

rama dhe briseidaNjë nga variantet parashikon se çdo biznesi, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë. Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg

 

Aksioni i qeverisë për të luftuar informalitetin në sektorin e biznesit në muajin shtator do të shoqërohet me masa ndëshkimore drastike. Vizion Plus ka siguruar ndryshimet ligjore, të cilat janë depozituar në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohen në fillim të muajit që vjen. Sipërmarrësit për herë të parë do të përballen me një plan të qeverisë, i cili nuk do të ketë më asnjë tolerancë për ata të cilët bëjnë evazion.

Kështu, çdo biznesi që nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë. Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg. Në variantin e parë të depozituar në qeveri, Ministria e Financave kishte propozuar rritje të masave ndëshkimore dhe gjobave, por jo ndjekje penale për bizneset. Burime konfidenciale për “Vizion Plus” sqarojnë se këto ndryshime janë bërë më pas nga Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila drejtohet nga Ermonela Felaj, dhe me shumë gjasa, qeveria do të miratojë këtë variant. Rregullat e reja kanë krijuar madje edhe një debat mes të dy ministrive, asaj të Financave dhe Ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin, për faktin se financat argumentonin se nuk mund të çojnë për ndjekje penale bizneset që bëjnë shkelje administrative.

Së bashku me këto masa, grupi i punës i ngritur nga Kryeministria po përgatit edhe një plan veprimi, i cili do të nisë menjëherë në shtator. Lajmi i mirë vjen për biznesin e madh, i cili paguan rregullisht taksat: asnjë kompani e klasifikuar te “VIP”-at nuk do të ketë më kontrolle tatimore të befta. Inspektorët tatimorë do të shkojnë në dyert e bizneseve të mëdha vetëm në bazë të analizës së riskut. Ndryshimet që do të ndodhin ndëshkojnë më shumë bizneset dhe tregtarët e vegjël, ku pjesa më e madhe e tyre shesin në informalitet të plotë dhe nuk mbajnë kasë fiskale.

Biznesi: Të bëhet kujdes me fjalën ‘burg’

Bizneset në Shqipëri mirëpresin aksionin për zhdukjen e informalitetit. Për ta, kjo nismë e qeverisë është e vonuar dhe duhej të ishte marrë më parë. Deri tani, peshën kryesore të taksave që derdhen në buxhet e kanë paguar vetëm sipërmarrësit e ndershëm, ndërkohë që ka tregtarë të cilët shesin në informalitet të plotë dhe nuk kanë madje as numër Nipt-i.

Megjithatë, shoqatat e biznesit bëjnë thirrje që qeveria të bëjë kujdes me fjalën “burg”, pasi kjo prish imazhin e sipërmarrësve dhe mund të trembë investitorët e huaj. Rritja e taksave ka bërë që një pjesë e mirë e kompanive jo vetëm të ulin fitimet por edhe të humbin klientelën. Sipërmarrësit kërkojnë rikthim të regjimit të vjetër të taksave. Për dy vite rresht qeveria rriti taksat, të cilat prekin drejtpërdrejt biznesin, akciza e duhanit dhe alkoolit u rrit, taksa e pasurisë dhe ajo e qarkullimit, por edhe tatimi mbi fitimin u bë 15% nga 10 që ishte.

Edhe pse në grup, ndërmarrjet private e kundërshtuan këtë nismë, sot kjo taksë vijon të jetë në fuqi. Por një deklaratë e fundit e Kryeministrit se qeveria po sheh mundësinë që të ulë taksat, ka ndezur shpresat në grupet e biznesit, të cilat ankohen se tashmë me këtë sistem fiskal janë rritur ndjeshëm kostot dhe nuk mund të konkurrojnë dot me vendet e rajonit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663