178 vizitorë kanë qenë vetëm ditën e sotme në ishullin e Sazanit.
Që prej hapjes zyrtare për qytetarët para pak ditësh më shumë se 1 mijë persona kanë vizituar ishullin.
“Qytetarët janë shumë kureshtarë të vizitojnë ishullin. Jemi krenarë që e bëmë të mundur këtë dhe shpresojmë që ta bëjmë Sazanin një destinacion kulturor të klasit të parë”, deklaroi Auron Tare.