INSTAT ka publikuar Llogaritë Kombëtare Rajonale 2012 – 2013. Sipas INSTAT, në vitin 2013, sipas rajoneve statistikore niveli 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente ishte 1.350,6 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej rreth 1,11 % krahasuar me vitin 2012.
Në vitin 2013, në rritjen prej 1,1 % të PBB-së në terma reale ndaj vitit 2012, kontributi sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) paraqitet si më poshtë:
Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2013, e pati Qarku Fier me +0,49 pikë pëqindje. Më tej, kontribut të lartë ka dhënë Qarku Tiranë me + 0,36 pikë pëqindje dhe Qarku Elbasan me +0,35 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Shkodër me -0,19 pikë pëqindje, i pasuar me Qarkun Lezhë me një kontribut prej -0,14 pikë pëqindje dhe Qarkun Vlorë me një kontribut prej -0,09 pikë pëqindje.
Në vitin 2013 sipas rajoneve statistikore niveli 2, në rajonin Qendër, PBB me çmime korente ishte 608,4 miliardë lekë ose 45,1 % ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2012, për rajonin Qendër PBB në terma reale shënoi një rritje prej 1,6 %. PBB me çmime korente në Rajonin Jug ishte 422,3 miliardë lekë ose 31,3 % ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2012, në Rajonin Jug PBB në terma reale u rrit me 1,2 %. PBB me çmime korente në Rajonin Veri ishte 319,8 miliard lekë ose 23,6 % ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2012, PBB në terma reale në Rajonin Veri shënoi një rritje prej 0,1 %. Në krahasim me vitin 2012 struktura e PBB-së, niveli 2 nuk ka patur ndryshime të rëndësishme, siç vihet re në Tab.1.
Sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) rritjen më të lartë e shënoi Qarku Kukës me një rritje në terma realë prej 5,6 %. Më tej me rritje më të lartë vijon Qarku Elbasan me një rritje në terma realë prej 4,8 % dhe Qarku Fier me një rritje në terma Realë prej 3,8 %. Ndër Qarqet me një rënie në totalin e ekonomisë paraqitet Qarku Lezhë me një rënie në terma realë prej 4,4%. Më tej vjen Qarku Shkodër me një rënie në terma realë prej 3,3 % dhe Qarku Gjirokastër me një rënie në terma realë prej 2,8 %./Monitor