Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bashkia e Tiranës: Taksa mbi tokën bujqësore, ja sa do të paguhet

$
0
0

Toke-per-shitje-ne-Llakatund-ne-Vlore-51E hyrë në fuqi në muajin shkurt, paketa fiskale e Bashkisë së Tiranës përcakton se cilat do të jenë vlerat e taksës mbi tokën bujqësore, për hektarë që do të paguhen për vitin 2016. Në të përcaktohen edhe kategoritë që lehtësohen dhe përjashtohen.

Kështu për herë të parë përcaktohet që : Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi të gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.

Kjo taksë do të mblidhet në masën 100% nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me njësitë administrative.

Sipas vendimit baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë.

Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.

Niveli i taksës sipas kategorive është:

Kategoritë e tokës bujqësore          Lekë/ha/vit

I                                                                      5 600

II                                                                    4 900

III                                                                  4 200

IV                                                                  3 600

V                                                                    3 000

VI                                                                  2 400

VII– X                                                         1 800

Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images