Vazhdon zemërimi online për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri.
Këtë herë një denoncim vjen nga një qytetar që jeton në Gjermani.
Ai ka postuar në portalin Nisma #Thurje një foto, ku duket se çmimi i naftës në Gjermani është 1.06 euro ose 148 lekë.
“Të shkretët gjermanë. Shyqyr që e kanë çikë naftën e lirë se s’kanë as punë, as lumë. Ndërsa ne e kemi 187 lekë/litër. Se ne s’jemi pabuksa ta mbajme naftën e lirë. Plus që e kemi Kryeministrin më të bukur se të tyre…,” thuhet në denoncim.