Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Aksioni i Crown Agents shkakton lot dhe zemërim online

$
0
0

agentsKa përfunduar me përplasje mes policisë, tregtarëve e gazetarëve një operacion i Crown Agents dje në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ditën e mërkurë zhvilloi një kontroll në lagjen “Rus” për ndalimin e tregtimit të paligjshëm të duhanit të grirë.

Por operacioni ka shkaktuar shumë zemërim online dhe është vlerësuar si një shfaqje, pas kritikave të forta ndaj kompanisë angleze për dështimin në mbledhjen e të ardhurave në dogana, sidomos sa u përket cigareve.

Një denoncim vjen në portalin Nisma #Thurje.

“Por nga gjithe ky aksion i madh e dini rezultatin se cili ishte? Në të gjithë tregun e Shkodrës 75 kg duhan ne total. Vetëm 75 kg duhan. Që ta kuptoni, vlera e akcizës së “evazionuar” ishte rreth 112.500 lekë të reja. Pra më pak se 1.000 USD. Gjithë ai aksion, me gjithë atë angazhim, besoj se ka kushtuar më shumë sesa vlera e akcizës së mallrave. Nëse llogarit naftën e grupeve, dietat etj., ka shumë mundësi që aksioni të ketë kushtuar më shumë se akciza e zbuluar. Është e turpshme! Sepse vlera e munguar në të ardhurat nga akciza për 5-mujorin e parë ishte rreth 38 milionë USD. Dhe ata e gjetën fajin tek 1.000 USD e fshatarëve që shesin për bukën e gojës.

E luftuan evazionin me 1.000 USD akcizë që grumbulluan. Na mbushën mendjen. Aty pashë se çfarë do të thotë kur shteti të perdhunon dhe ai, fshatari i mjerë, me lot në sy ta jep qesen e duhanit dhe të thotë: “Po une nuk e kam të vjedhun mor zotni, a i ke sytë në ballë me e pa se une e kam ba në kopesht. Na lini të ushqejmë kalamajtë”?!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663