Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

70 mijë të punësuar në 2015? Sigurimet shoqërore rriten vetëm 0.2%

$
0
0

puna_0Qeveria ka deklaruar se në vitet 2014-2015 ka hapur rreth 150 mijë vende pune, përfshirë këtu formalizimin e punonjësve në të zezë. Nga këto mbi 80 mijë i takojnë vitit 2014 dhe pjesa tjetër vitit 2015.

Por nëse vitin e shkuar do të ishin punësuar afro 70 mijë vetë, sigurimet shoqërore duhet të ishin rritur me disa herë. Në fakt, të ardhurat nga sigurimet shoqërore ishin vetëm 0.2% më shumë se viti 2014 (tabela më poshtë).

Sigurimet shoqërore nuk janë rritur as nga fakti se, vitin e kaluar u raportua regjistrimi i 39 mijë biznesve të reja.

Qeveria thotë se, punësimi është rritur, por papunësia vijon të jetë në 17.7%. Tek të rinjtë, papunësia u rrit me 1% në vitin 2015, sipas një raporti të Bankës Botërore./Lapsi.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663