Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kompensimi i energjisë: Ja rastet kur pensionisti nuk përfiton

$
0
0

pensioniste-pensionetNjë pensionisti kryefamiljar i ndëpritet kompensimi i energjisë elektrike, kur fëmija i tij fillon punë. E njëta gjë vlen për familjet që marrin ndihmë ekonomike, invalidët apo për familjet buxhetore me pagë nën 35 mijë lekë.

Në udhëzimin e ri të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Energjisë, janë përcaktuar kriteret se kush do ta marrë kompensim, por dhe rastet kur do t’ju ndëpritet.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se, kur njëri nga fëmijët fillon punë, atëherë Insitituti i Sigurimeve Shoqërore bashkëpunon me Zyrën e Punës, në mënyrë që kompensimi prej 648 lekësh të ndërpritet.

Në rastin e pagesës së energjisë elektrike ose jo, ISSH-ë bashkëpunon me OSHEE për të parë nëse kategoritë që marrin kompensim nëse paguajnë energjinë. Gjithashtu, kompensimi ndëpritet edhe kur përfituesi fillon punë.

Pavarësisht skemës për kompensim, jo të gjithë pensionistët janë kompensuar.

Janë rreth 6 mijë persona që s’kanë marrë kompensim, pasi disa prej tyre janë pensionistë të rinj e disa të tjerë nuk kanë aplikuar.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663