Në këto ditë të nxehta, kur rajone të tëra në Shqipëri po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, qeveria po përgatit një tjetër ‘surprizë’.
Pasi ka rritur çmimin e energjisë, qeveria duket se po shkon drejt rritjes së çmimit të ujit.
Një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga opozita para disa javësh, më konkretisht nga ish- kryeministri Sali Berisha.
Por gazeta Dita shkruan sot se një udhëtim i Entit Rregullator të Ujit lë të qartë nevojën për një tarifim të ujit.
Ndërkohë në raportin e ERRU thuhet se plot 67.4 përqind e ujit shpërdorohet.
Kaq të mëdha janë humbjet në sektor, megjithatë njësoj si me rastin e energjisë, qeveria duket se ka ndërmend të rrisë faturat, në vend që të kufizojë këto humbje kaq të tmerrshme.