Furnizimi me energji, OSHEE: Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona
Koorporata Elektroenergjitike po importon energji elektike për të mbuluar nevojat si pasojë e mungesës së prodhimit të energjisë në vend.
Vetëm për dy javët e para të janarit, KESH ka blerë energji në vlerën e 5.1milion eurove me një çmim mesatar 60 euro për Megavat/orë.
Në tender kanë marrë pjesë 10 kompani nga të cilat u përzgjodhën 8.
Importi i energjisë ka ardhur pas një situate të vështirë të krijuar në kaskadën e Drinit ku për shkak të mungesë së reshjeve të shiut niveli i ujit në Fierzë arriti në pikën kritike te mbylljes.
Ditët e fundit situata është përmirësuar disi por përsëri prodhimi i energjisë elektrike nga ky hidrocentrale mbetet i ndërprerë.
Sipas të dhënave të KESH prurjet janë 250 m3/sec, ndërsa në fund të muajit dhjetor shënuan nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit me 60 m3/sec.
Ndërkohë që niveli në liqen është rritur gjatë orëve të fundit me rreth 40 cm duke prekur kuotën 276.42 m por sërish mjaft e ulët për prodhim.
KESH po ruan rezervën aktuale energjitike dhe po synon ta shtojë atë, duke reduktuar prodhimin e energjisë.
Akualisht po prodhohet energji vetëm nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejes. Reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenë intensitet aq të lartë sa të rrisin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare. Për dy muajt e ardhshëm (janar-shkurt) parashikohet që të importohet rreth 50 % e sasisë së energjisë së kërkuar nga OSHEE për furnizimin me energji të konsumatorëve tarifore që vlerësohet mjaft e lartë.
Qeveria rishikoi buxhetin në ditët e fundit të viti me qëllim kalimin e 1.3 miliardë lekëve tek KESH për të blerë energji elektrike.
Fierza
Niveli 276.42
Prurjet 250 m3/sec
Komani
Niveli 171.66 m
Prurjet 142 m3/sec
Vau i Dejes
Niveli 74.64 m
Prurjet 260 m3/sec
/Oranews.tv/