Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Dëmtime në rrjetin energjitik, OSHEE: Avari nga moti i keq

$
0
0

1452003260petraq-likaMoti i keq ka lënë në errësirë rreth 47 mijë abonentë, kryesisht në zonat rurale të vendit, ku reshjet e shiut dhe borës kanë dëmtuar shtyllat dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

OSHEE thotë se, po merr masa për përmirësimin e situatës me rreth 1800 punonjës në terren.

“Komuna të Tropojës, Margegaj, Bujan, Bytyç, Llukaj. Kukësi, komuna Tërthorë, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujanisht. Puka, është komuna Qelëz, zona e Arrëzit. Në Elbasan pothuajse është e papërfillshme. Korça, ka Voskopojën. Librazhdi ka Polisin”,- tha Petraq Lika, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, OSHEE.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes pranë OSHEE thotë se për të gjurmuar më shpejt avaritë, në dispozicion të qytetarëve është vënë një numër telefoni që shpërndan më pas informacionin në qendrat përkatëse të operatorit.

“OSHEE ka organizuar një diagram komunikimi përmes zyrës call center me agjencitë përkatëse në mënyrë që problematika të rrjedhë sa më shpejt dhe të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë”,- vijon Lika.

OSHEE thotë se ky numër është në dispozicion të abonentëve 24 orë në ditë./Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663