Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Supergjobat e ligjit të procedurave: Kushtetuesja pezullon zbatimin

$
0
0

gjykata4Kjo nënkupton që ndryshimet e ligjit të procedurave, që hynë në fuqi në 12 dhjetor dhe sanksiononin rritjen e ndjeshme të gjobave, janë të pazbatueshme deri në vendimin final të Gjykatës dhe në fuqi është ligji i vjetër, përpara këtyre ndryshimeve….

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin, sipas të cilit ka urdhëruar pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Kjo nënkupton që ndryshimet e ligjit të procedurave, që hynë në fuqi në 12 dhjetor dhe sanksiononin rritjen e ndjeshme të gjobave, janë të pazbatueshme deri në vendimin final të Gjykatës dhe në fuqi është ligji i vjetër, përpara këtyre ndryshimeve.

Ligji nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” hyri në fuqi në 12 nëntor (http://www.monitor.al/kujdes-ja-te-gjitha-supergjobat-botohen-ne-fletoren-zyrtare-hyjne-ne-fuqi-ne-12-nentor/) dhe u kundështua ashpër nga bizneset, për shkak të nivelit të lartë të ndëshkimeve të parashikuara në të. Ndër masat kryesore që u forcuan nga këto ndryshime, por që tashmë janë të pezulluara, janë:

-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;

-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;

-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;

-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;

-Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore

-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas ankimit nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut. (http://www.monitor.al/shoqata-e-tregtareve-con-ligjin-e-procedurave-ne-kushtetuese/)

Shoqata kërkoi shfuqizimin e neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

NJOFTIMI

Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me:

KËRKUES: SHOQATA PËR MBROJTJEN E TREGTARËVE DHE TË TREGUT

OBJEKTI: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

BAZA LIGJORE: Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr.1 dhe neni4 i Protokollit nr.7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,

VENDOSI:

Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663