Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ja pse dështoi dhënia me koncesion e Durrës-Kukës

$
0
0

rrugaMinistria e Transporteve njoftoi se dy ofertat ishin të paktën dy herë më të larta se pritshmëritë, por po ashtu bën me dije se do të vijojë puna për të gjetur një model të ri që mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e rrugës

Tenderi për koncensionin e mirëmbajtjes së Rrugës Durrës – Kukës ka dështuar. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i ka shpallur të pavlefshme të dyja ofertat pasi bien ndesh me interesin publik. “Komisioni vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbëjnë interes publik. Me qëllim transparencën e plotë dhe informimin e publikut për këtë çështje që ka një rëndësi të veçantë po sqarojmë shkurtimisht hapat kryesore të ndjekura deri më sot për realizimin e kësaj proçedure”, thuhej në njoftimin e ministrisë. Kjo e fundit sqaroi se njoftimi publik për procedurën është bërë nëpërmjet faqes në internet të Agjencisë së Prokurimeve Publike në shkurt 2015. Njoftimi i kontratës është publikuar gjithashtu në Gazetën Financial Time, në datë 17 shkurt 2015 si dhe në faqen në internet të saj për një jave rresht. “Mbyllja e dorëzimit të ofertave në sistemin e APP, u krye në datën 7 prill 2015. Në datën 29.10.2015 ora 14.00 u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kinese “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare”, thuhet më tej në sqarimin e ministrisë.

Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregëtisë dhe Sipërmarrjes dhe MTI asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporates Financiare Ndërkombëtare (IFC) proçedoi me vlerësimin e ofertave ekonomike. “Në përfundim komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmeria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi t’i shpallë të pavlefshme këto oferta dhe t’i refuzojë ato”, njoftoi ministria e Transporteve.

Por kjo e fundit nuk ka hequr dorë nga dhënia me koncesion e rrugës. “Aktualisht jemi duke vlerësuar nëse do të rishpallim të njejtin projekt apo do të gjejmë modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale. Ndërkohë ARRSH, është autorizuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mirëmbajtjen e veprës”, tha sekretari i përgjithshëm i MTI-së Eduard Seitaj, për procesin e vlerësimit për konçesionin e rrugës Milot-Morinë (Rruga e Kombit).

Në fakt ministri Haxhinasto, në fund të muajit nëntor e kishte paralajmëruar anulimin e mundshëm të tenderit nëse ofertat do të ishin të larta. Marrja me koncesion do të thotë pagesë për të kaluar në rrugë, e kjo pasohet edhe me rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Kontrata parashikon që përvec mirëmbajtjes së rrugës, kompania fituese të përfundojë edhe ndërtimin e disa pjesëve të rrugës, siç janë urat e mbetura mbi lumin Drin midis Kukësit dhe Prizerenit. Koncensioni do të zgjasë për 30 vjet, ndërsa shuma e parashikuar për t’u paguar nga qytetarët me automjete të vogla është 5 euro, ndërsa mjetet e mëdha si autobusët dhe kamionët do të paguajnë më shumë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663