Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Arrihet marrëveshja për Rinasin, lirohen çmimet e biletave të avionëve

$
0
0

rinasQeveria shqiptare ka arritur pas dy vitesh negociata të heqë ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore që ka kompania gjermane. Lajmin e ka dhënë Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili tha se kompania e cila menaxhon Aeroportin e Rinasit do të vijojë të ushtrojë të drejtën e saj, por tashmë Shqipërisë i lind e drejta që të nisë ndërtimin e aeroporteve të reja.

Kontrata mes qeverisë dhe Tirana Internacional Airport është depozituar në kryeministri, dhe pas miratimit aty do të ndryshojë me votat e parlamentit.

Burime për Vizion Plus thonë se varianti fillestar i diskutimit mes palës shqiptare dhe asaj gjermane ishte zgjatja në kohë e kontratës me konçesionarin, por në fund u arrit marrëveshja që fitimi i munguar i kompanisë, si pasojë e rishikimit të kontratës të rimbursohet nga qeveria. Tashme biletat e shtrenjta qe paguajnë qytetaret do te jene me te lira.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663