Rreth 2,5 milion euro i janë dhënë sot publikisht kompanisë që po ndërton by-passin e Fierit, për të rimbursuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e shkurtit të këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, pasdite për të inspektuar këtë rrugë, ku janë realizuar gjysma e punimeve të parashikuara, asistoi në dhënien e kësaj shume që ndër të tjera mundëson dhe vazhdimin e punimeve.
Kreu i qeverisë vlerësoi se dorëzimi i kësaj shume në mënyrë publike, është dëshmi e cila përcjell një mesazh shumë të qartë sigurie për sipërmarrjet në radhë të parë, por edhe për të gjitha ato njësi tregtare apo familjare që janë të kërcënuara nga fenomene natyrore. “Është në fakt një dëshmi, që ne donim ta bënim publike për të përcjellë një mesazh shumë të qartë për sipërmarrjet në radhë të parë, por edhe për të gjitha ato njësi tregtare apo familjare që janë të kërcënuara nga fenomene natyrore.
Ne, për përmbytjet e shkurtit për të cilat u bë shkak edhe ky event i vogël këtu, sot, i jemi përgjigjur një për një në të gjitha nivelet të krizës dhe pastaj dhe pas krizës”, tha Rama.