Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Loja me akcizën: Si po sulmon Qeveria prodhuesit vendas

$
0
0

KOMISIONI-I-EKONOMISE-Kryetari-i-Komisionit-Parlamentar-te-Ekonomise-Erion-Brace-640x398Në dhjetor të vitit 2013, kur qeveria e re i mëshonte pa pushim gjendjes së mjerueshme ekonomike që kishte trashëguar nga ajo paraardhëse, u vendos rritja e disa taksave. Në total, efekti i tyre do të ishte rreth 240 milionë USD, taksa e tatime shtesë për biznesin.

Në atë kohë, pak shqiptarë e mendonin se qeveria, krahas ndryshimeve fiskale për të mbushur arkën bosh, po përpiqej të gjeneronte të ardhura shtesë për disa biznese të caktuara.

Një postulat meskin, por i vërtetë, thotë se: “në kohë lufte, ndahen edhe fitimet e mëdha”.

Që në vitin 2013, qeveria ishte e qartë. Lufta po bëhej për të shpëtuar buxhetin, fitimet do të ndaheshin me tregun. Dhe ashtu ndodhi.

DHJETOR 2013 – Edhe në atë kohë, biznesi vendës u ngrit fort kundër qeverisë për rritjen e akcizës së birrës. Nga një skemë me katër nivele, qeveria e re propozoi një skemë të re. I ndante fabrikat e birrës në dy nivele, nën 200 mijë hektolitra dhe mbi 200 mijë hektolitra. Në bazë të kësaj skeme, vendosi edhe akcizën e re.

Të dy fashat kishin një rritje. Propaganda e luftës ishte e qartë, buxheti s’ka para, dhe të gjithë duhet të kontribuojnë. Por kontributi ishte i ndryshëm. Qeveria vendosi një skemë të re me një prag të vetëm, nën 200,000 HL dhe mbi 200,000 HL në vit (për vendës dhe import). Akciza e re bëhet: nga prodhues vendës e të huaj me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit, 310 lekë/HL/gradë alkool; nga prodhues vendës e të huaj me sasi më të madhe se 200 000 HL në vit, 710 lekë/HL/gradë alkool.

 

Por relacionin e qartëson se nuk bëhet fjalë për prodhues vendës e të huaj. Ndarja është tjetër. Prodhuesit vendës do të kontribuojnë më shumë, e të huajt më pak.

“Sipas strukturës së propozuar, rezulton një rritje e nivelit të taksimit prej rreth 29% për birrën vendëse dhe rreth 19% për birrën e importit”,- kjo fjali është shkruar nga vetë qeveria në relacion. Më qartë nuk ka. Rritja është e diferencuar, duke penalizuar prodhuesit vendës e duke favorizuar importuesit. E thotë vetë qeveria.

DHJETOR 2015 – Lufta ka mbaruar, por qeveria vazhdon strategjinë. Sërish propozohet rritje e akcizës për birrën. Dhe këtë radhë, strategjia shpaloset e qartë si kristali. Rritje do të ketë vetëm akciza e birrës vendëse, importit do t’i ulet.

“Ndryshon niveli i akcizës së birrës, nga 360 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike mbi 200 mijë HL, në 400 lekë/HL/ shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 600 lekë/HL/shkallë alkoolometrike”.

Me pak fjalë, qeveria e rrit me 11 për qind akcizën e birrës vendëse dhe e ul me 15 për qind atë të importit. Kush ka sy e shikon. Kjo është ndë­ rhyrje me ligj në ndryshimin e konkurrencës në treg. Favorizon një palë dhe penalizon palën tjetër, që në këtë rast janë shqiptarë.

Qeveria thotë se është direktivë e BE­së, por harron që lokomotiva politike dhe ekonomike e BE­së është Gjermania, e cila e mbron prodhimin vendës me akcizë. E ka dyfish diferencën, duke mbrojtur fabrikat vendëse nga importi. Sepse logjikisht, një qeveri duhet të përdorë të gjitha mënyrat për të favorizuar prodhimin vendës, dhe jo paratë e importuesve.

Sepse, vendimi i fundit i qeverisë u bën një tjetër sfidë të gjithë investitorëve të huaj që mund të duan të hedhin paratë e tyre në këtë industri në Shqipëri. Dhe e fundit, qeveria mundohet të hapë vende pune dhe jo t’i mbyllë ato. Dhe punësimi bëhet në fabrikat vendëse dhe jo ato të huaja, që sjellin birrë në Shqipëri.

PULLA E AKCIZËS – Por sulmi nuk ka mbaruar. Me një propozim surprizë, në mbledhjen e të premtes në Komisionin e Ekonomisë u shtua edhe një tjerë ndryshim te ligji i akcizës. Importuesit nuk kanë më detyrimin të sjellin birrën e vulosur me pullën fiskale.

Do ta sjellin pa pullë fiskale. Kjo e fundit do të vendoset në magazinat fiskale brenda Shqipërisë. Pra, importuesit lehtësohen edhe nga një tjetër kosto, që është parapagimi i pullës. Por… dhe këtu dyshimi është i frikshëm, importuesit i hapet rruga edhe e kontrabandës. Ligji parashikon që pullat fiskale të vendosen në shishet e birrës në fabrikën nga importohet birra.

Një importues duhet t’i parablejë ato, ashtu sikundër një prodhues vendës. Me ndryshimin e ri, importuesi nuk i parablen, po i blen në momentin kur birra vjen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, duke qenë se birra do të qëndrojë në magazinat fiskale, e pavulosur, mundësia për korrupsion bëhet shumë më e madhe. Sasi të frikshme karburantesh u zbuluan se kishin lëvizur të pataksuara nga depozitat fiskale. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me birrën. Dhe vetëm me birrën e importit, të cilën qeveria, që ka detyrë ta monitorojë, po e mbron dhe e favorizon me të gjithë mënyrat./Panorama/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images