Me këto fjalë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka dashur të justifikojë marrjen e borxheve nga institucionet ndërkombëtare financiare.
Në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik, kryeparlamentari tha se huamarrja sjell rritje ekonomike për vendin.
Kryetari i Kuvendit është koshient se buxheti për vitin 2016, nuk është aq i madh sa do të donin të gjithë. Sipas tij, arsyet vijnë nga e kaluara.
Megjithatë, kreu i Parlamentit tha se buxheti i vitit 2016 garanton rritje të ekonomisë vendase.
“Edhe nëse tejkalohet rritja ekonomike e parashikuar me 3.7%, besoj se nuk do të ketë vërejtje.”