Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Qeveria dobët me investimet publike, përqendron 40 % të fondit në dy muaj

$
0
0

investKur kanë kaluar 10 muaj nga zbatimi i buxhetit 2015, produkti më i dukshëm i arkës së shtetit, investimet po shfaqin dobësi të theksuara. Edhe pse me ulje nga viti në vit fondet dedikuar investimeve po njohin mosrealizime kolosale.

Deri në fund të periudhës 10 mujore shpenzimet kapitale në vlera neto ishin realizuar vetëm 37.3 miliardë lekë një mosrealizim 17 për qind të programit të periudhës. Për rrjedhojë për dy muajt e mbetur qeveria të shpenzojë 40 për qind të fondit vjetor prej 63 miliardë lekësh.

Ministria e Financave në njoftimin zyrtar arsyeton se mosrealizimi i shpenzimeve kapitale ka ardhur si pasojë e faktorëve të ndryshëm, por më kryesori ka qenë vonesa në procesin e tenderimeve apo parashikimi për t’u realizuar në tremujorin e fundit.

Pak e shumë e njëjta arsye u dha edhe për vitin e kaluar. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e katërt të Marrëveshjes me Shqipërinë evidentoi se kalimi i funksionit të shpenzimeve buxhetore nga Ministria e Financave të Ministria e Ekonomisë ka qenë një ndër faktorët themelore që po pengon alokimin e investimeve sipas planifikimeve.

Shtimi i procedurave borukratike ndërmjet institucioneve zbatuese, ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave kanë sjellë vonesa në miratimin projekteve dhe disburësimin e fondeve. Kjo situate ka çuar në zbatimin jo efecient të investimeve. Ministri i Financave vitin e kaluar nëpërmjet letër kredive parapagoi rreth 3 miliardë lekë investime në ditët e fundit të muajit dhjetor për të shpëtuar “djegien” e fondeve./SuperSport


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663