Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Panairi i “Klik Ekspo Group”, prezantohen kompanitë kineze në Shqipëri

$
0
0

foto-kina shkrimi 2Kina renditet e treta ndër vendet, me të cilat Shqipëria kryhen më shumë shkëmbimet tregtare. Kina është bërë destinacioni i tretë i prodhimeve shqiptare, ku eksportojmë 5% të mallrave tona, ndërsa gati 7% e importeve i sigurojmë nga tregu i largët. Importojmë produkte nga industrialet deri tek ato bujqësore, ndërsa eksporti ynë kryesor në Kinë janë mineralet e kromit dhe bakrit. Sot njihet nga kushdo roli aktiv që Kina ka marrë në arenën dhe organizatat ndërkombëtare në përballimin e sfidave globale. Kompanitë kinezë që operojnë në Shqipëri janë prezantuar në Panairin e “Klik Ekspo Group” dhe dje stenda e Kinës u vizitua dhe nga drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti. Përfaqësuesit e AIDA-s bënë një prezantim të potencialeve dhe burimeve të Shqipërisë tek investitorët kinezë. Drejtori i AIDA-s u shpreh se “biznesi kinez ka dy rrugë, të hapë një aktivitet në Shqipëri për tregun shqiptar e më e gjerë ose të bëhet pjesë e investimit në zonat e lira ekonomike. Këto janë dy mënyra për të shfrytëzuar portin dhe aeroportin dhe rrugët që lidhin Shqipërinë me Evropën. Kevin Fu, përfaqësues i sipërmarrësve kinezë (Shangahai RCG Business Consultant Co. LTD (përfaqësues i Këshillit për Promovimin e Tregtisë me Jashtë të republikës Popullore të Kinës, u shpreh se,“Firmat kineze kanë interes për tregun shqiptar dhe jo vetëm interes ekonomik, por edhe miqësor dhe këto ditë në Panair e kemi ndjerë këtë miqësi. Kina nxit korporatat kineze të investojnë jashtë Kinës. Para dy ditësh morëm kontakt me ambasadoren në Tiranë dhe ambasadorja tha se Shqipëria është një portë për investimet kineze për të hyrë në këtë treg. Kur u bë njoftimi nga “Klik Ekspo Group” të gjitha firmat shprehën interes për të qenë këtu.

Salloni i Biznesit Kinez, në Panairin e “Klik Ekspo Group” është një mundësi më shumë për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Salloni Kinez i inkuadruar në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve me 27 përfaqësues biznesi, tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kanë mbushur ambientet e Panairit. Kevin Fu u shpreh se biznesi kinez e sheh Shqipërinë si vend me potenciale e kapacitete të mëdha, për bashkëpunime të reja me biznesin e investitorët kinez në sektorët të ndryshëm të ekonomisë. “Shqipëria është një portë kryesore për të hyrë në Ballkan”, – tha Kevin Fu, ndërsa theksoi se volumi tregtar mes dy vendeve është rritur por, sipas tij, ka akoma shumë mundësi për të eksploruar dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles