Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Fund marrëzisë?!! Pikat e basteve janë trefishuar

$
0
0

lojera fatiKur nisi operacionin “Fund marrëzisë”, kryeministri Edi Rama deklaroi se po mbyllej një plagë e rëndë për familjet shqiptare.

Dy vjet më vonë, operacioni jo vetëm që nuk ka dhënë fryte, por plaga vetëm sa është hapur më shumë.

Sipas Shqiptarja.com, nëse në vitin 2013 ishin 1271 pika bastesh, sot janë tre herë më shumë, në total 3464.

Çudia është se numri i shoqërive që veprojnë në këtë treg është ulur nga 56 në vitin 2013, në vetëm 26 sot.

Sa u përket kazinove elektrike, nga 151 në vitin 2013, tani janë 150, pa ndonjë ndryshim.

Monopol vazhdon të mbetet lotaria kombëtare, ndërkohë që bingo tradicionale janë 15 nga 12 që ishin në vitin 2013.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663