Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Taksa për makinat e luksit, ja sa do të paguani

$
0
0

mercedesQeveria do te taksoje ndjeshëm makinat qe ajo i konsideron luksi dhe për ekzekutivin, automjet i tille konsiderohet ai me fuqi motorike mbi 3 mije kubik. Ne te gjithë vendin rezulton se janë rreth 25 mije makina me te tille cilindarate, por jo domosdoshmërish ato konsiderohen luksi.

Kjo nisem duket se nuk prek zyrtaret, ministria apo deputet, pasi pjesa me e madhe e tyre kane makina te shtrenjta, por nen 3 mije kubik. Ekspertet thonë se kriteri i përcaktimit te makinës se luksit nga kubiket është vlerësim i gabuar.

Sipas variantit te qeverise, çdo makine e tille nëse hyn ne 2016 ne Shqipëri, do t’i nënshtrohet nje takse regjistrimi prej 70 mije lekësh, dhe një tarife vjetore prej 21 mije lekësh. Per pedagogun e ekonomikut Olti Rrumbullaku, zyrtaret duhet ta nisin taksimin nga makinat qe posedojnë. Ministria e Financave nuk sqaron se cilat janë shkaqet e këtij vendimi dhe efektet e pritshme ne buxhet.

Tashme mbetet ne dore te deputeteve per te përcaktuar sakte, se cila quhet makine luksi. Mbetet për t’u pare nëse ne riformulimin e këtij neni do te ketë përparësi interesi i qytetareve, apo i zyrtareve te larte, duke patur parasysh se te gjithë vitin tjetër do te preken nga rritja e çmimit te figuracioneve me 7 perqind./VizionPlus


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles