Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Intesa, Carlo Messina: Ja rezultatet e bankës për 3-mujorin e tretë

$
0
0

Carlo-Messina-Intesa-Sanpaolo-CEODEKLARATE NGA CARLO MESSINA, DREJTORI I PERGJITHSHEM EKZEKUTIV I INTESA SANPAOLO, MBI REZULTATET FINANCIARE TE GRUPIT PER TREMUJORIN E TRETE

Torino – Milano 2015 – “Intesa Sanpaolo konfirmon sërish qëndrueshmërinë dhe rritjen e saj të madhe; këto rezultate janë rezultatet tona më të mira që nga krijimi i Grupit. Ne e mbyllëm tremujorin e tretë të vitit 2015 me një fitim neto prej 2.7 miliard Euro, rezultat i cili tejkalon më së miri objektivin e Grupit prej 2 miliard Euro për dividendët.

Ky është viti i dytë i Planit tonë të Biznesit dhe, siç ishte rasti i vitit të kaluar, nëse ne arrijmë rezultate të cilat i tejkalojnë objektivat që i kemi caktuar vetes, merita i shkon në fillim njerëzve tanë, puna e të cilëve në të gjitha fushat ku ne ushtrojmë aktivitetin është duke e pozicionuar bankën tonë si lider Europian në këtë industri.

Në mënyrë të veçantë, ne kemi patur mundësi të gjenerojmë një rritje të madhe të të ardhurave nga komisionet neto, një rritje prej 12.6% e cila na rendit të parët midis homologëve tanë në Europë.

Ne vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kontrollit të shpenzimeve, duke u fokusuar ndërkohë  edhe në zhvillimin e njerëzve tanë, kështu pra ne përsëri kemi rezultuar më të mirët për sa i përket efikasitetit të menaxhimit me një raport kosto/fitim prej 46.5%. Për rrjedhojë, kemi regjistruar një rritje të madhe prej mbi 52% të fitimit tonë përpara tatimit.

Ne vazhdojmë të forcojmë raportet e kapitalit ku Raporti i kapitalit aksioner rezulton 13.4%, niveli më i lartë midis bankave të Eurozonës.

Ndërkohë që rikuperimi i Italisë vazhdon, Intesa Sanpaolo ka qenë një faktor përshpejtues për rritjen e ekonomisë reale. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit ne kemi akorduar 29 miliard Euro për kredi afat mesme dhe afat gjata për familjet dhe bizneset italiane; rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe familjet rezultoi 66%.

Ne kemi akorduar dy herë më shumë kredi hipotekore se e njëjta periudhë gjatë vitit të kaluar dhe 30% nga këto kredi u janë dhënë çifteve të reja.

Ne i kushtojmë vëmendje të madhe sektorit të tretë dhe banka jonë Banca Prossima është ofruesi kryesor i financimeve për organizatat jo-fitimprurëse në Itali.

Por ne jemi gjithashtu të angazhuar për marrjen e masave për kapërcimin dhe hedhjen pas krahëve të krizës dhe kemi mbështetur më shumë se 22,500 biznese në rrugën e tyre drejt rentabilitetit që prej fillimit të vitit 2014.

Intesa Sanpaolo ka luajtur gjithashtu një rol aktiv për vendin nëpërmjet mbështetjes së dhënë për panairin Expo 2015, ku ne ishim partneri zyrtar global financiar.

Pavijoni ynë rezultoi një nga pavijonet më të vizituar dhe me shikueshmëri të lartë për rolin e saj të prezantimit të identitetit dhe përsosmërisë italiane. Zgjodhëm 500 kompani, të cilat prezantojnë shembuj të çdo fushe që është e përsosur në Itali; dhe afërsisht 700,000 vizitorë vendosën të kalojnë me ne një pjesë të kohës së tyre në panairin EXPO.

Kjo histori suksesi, e cila i ka rrënjët në lidhjen e afërt me familjet dhe bizneset, do të vazhdojë dhe do të gjejë forma të reja në degët tona të reja HUB.

Kjo iniciativë përfaqëson një investim të rëndësishëm prej 500 milion Euro gjatë viteve në vijim, për të projektuar një model të ri dege e cila i ka rrënjët e veta në komunitetin e saj dhe do të zhvillojë shërbimet në mënyrë inovatore duke vendosur ndërkohë gjithmonë në zemër të aktivitetit të saj marrëdhënien personale me klientin.

Ne jemi Banka e ekonomisë reale e cila sheh përpara me besim në të ardhmen ekonomike të Italisë tani që vendi i është kthyer përfundimisht niveleve të rritjes në krahasim me ekonomitë kryesore të Eurozonës si Franca dhe Gjermania.

Ne po punojmë që të rrisim apelin e Italisë për investitorët ndërkombëtar falë programit të reformave që po zbatohen dhe që do të përmirësojnë më tej produktivitetin dhe konkurrencën e vendit”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663