Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Drejt emetimit eurobondi shqiptar; 450 milionë euro me 5.75%?

$
0
0

bondËshtë gati emetimi i eurobondit të ri shqiptar, ku financat kanë arritur të sigurojnë 450 milionë euro, me një interes prej 5.75%, sipas burimeve konfidenciale për Monitor.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga financat, ndërkohë që pritet dhe konsensusi i FMN-së për të finalizuar transaksionin. Vendimmarrja gjithsesi u takon financave.

Dje Republika e Shqipërisë ka filluar procesin e emetimit të eurobondit 5 vjeçar në një nivel indikativ prej 6%, sipas menaxherëve kryesues, raporton Reuters. Deutsche Bank dhe JP Morgan janë menaxherët kryesues.

Tregtimi erdhi një ditë pasi Shqipëria pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit, bënë të ditur burimet zyrtare të Financave.

Financat synonin të merrnin 300-500 milionë euro nga emetimi i eurobondit të dytë shqiptar dhe kanë arritur të sigurojnë në këtë mënyrë 450 milionë euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663