Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Alpha Bank në Greqi kalon me sukses vlerësimin e gjithanshëm

$
0
0

Rezultatet tregojnë se grupi bankar grek është financiarisht i fortë dhe i shëndetshëm

Alpha Bank në Greqi publikoi rezultatet e sprovës së qëndrueshmërisë (stress test-it), i cili u realizua për katër bankat sistemike greke. Kjo sprovë qëndrueshmërie u krye për të vlerësuar kërkesat minimale për kapital  (kapitali i zakonshëm i shkallës së I-rë i njohur si CET1) nëpërmjet:

  • Rishikimit të cilësisë së aktiveve, nëpërmjet vlerësimit të përshtatshmërisë së kapitalit CET1 për vlerën e aktiveve në një date të dhënë, rregullimit për shkak të provizioneve, rregullimit vlerësues të kredisë dhe rishikimit të vlerës së drejtë; dhe
  • Sprovës së qëndrueshmërisë, me qëllim vlerësimin e aftësisë ripërtëritëse  të Bankës përkundrejt zhvillimeve të mundshme negative dhe vlerësimin e mundësive që risqet sistemike të shtohen gjatë situatave të vështirësuara;

Vlerësimi i gjithanshëm që mbuloi periudhën nga korriku 2015 deri më dhjetor 2017 dhe sprova e qëndrueshmërisë nxjerrin në pah dobësitë e mundshme të pakorrigjuara të zbuluara në sprovat e mëparshme, ndihmojnë në përfundimin e shpejtë të rregullimeve në sektorin bankar si dhe ndihmojnë në rritjen e besimin të publikut të gjerë ndaj këtij sektori.

Sprova e qëndrueshmërisë u zhvillua duke marrë në konsideratë dy skenarë, skenarin “bazik” dhe skenarin makro-ekonomik negativ.

Në përputhje më vlerësimin e gjithanshëm dhe mbështetur në skenarin bazik raporti i CET 1 minimum ishte 9.5%, shumë më lartë se një vit më parë që ishte vetëm 8%. Në skenarin e makroekonomik negativ raporti i CET-1 ishte caktuar si minimum 8%, krahasuar me 5.5% që ishte një vit me parë.

Ndër grupet e suksesshme bankare të eurozonës rezulton edhe grupi i “Alpha Bank” i cili ka ka arritur që pas korrigjimit të aktiveve në skenarin bazik raporti i kapitalit prej 8,98% të jetë shumë afër normës minimale të vendosur prej 9% gjë që do të thotë se mungesa e kapitalit është shumë e vogël, vetëm 263 milionë euro, një shumë më e ulët se ajo përkatëse e bankave të tjera sistemike të Greqisë dhe shumë vendeve të tjera.

Këto rezultate, për një grup bankar që operon në mënyrë të suksesshme në tregje ndërkombëtare, u ndikuan më shumë nga ndryshimi i “rregullave të lojës”, nga ndryshimet në normat minimale të përcaktuara në skenarin bazik (9.5% nga 8%) dhe në skenarin negativ (8% nga 5.5%).

Për më tepër, analiza e kryer tregon se pozicioni i Alpha Bank është përmirësuar më tej për shkak të injektimit të 1.2 miliardë euro kapital gjatë vitit 2014, veprim me të cilin banka ka bërë të mundur riblerjen e aksioneve preferenciale të shtetit grek me një vlerë prej 940 milionë euro.

Në lidhje me këtë vlerësim të gjithanshëm, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i grupit Alpha Bank, z. Demetrios P. Mantzounis u shpreh: “Në kuadër të një mjedisi shumë të paqëndrueshëm, ne kemi ruajtur të paprekur kapacitetet tona operacionale. Të ardhurat tona përpara provizioneve arritën në vlerën 872 milionë Euro, të shtuara me 9% krahasuar me vitin e mëparshëm, për shkak të kostos së ulët të depozitave dhe pakësimit të shpenzimeve operative të Bankës me 8% nga viti në vit. Duke pasur mbulim me mjete të numërueshme të huave me probleme dhe duke pasur në bilanc provizione me vlerë 15.2 miliardë euro – ne jemi të vendosur të vazhdojmë strategjinë tonë në përmirësimin e drejtimit të huave me probleme në portofolat me shumicë dhe atyre me pakicë dhe për të maksimizuar mundësinë e rikuperimit të tyre.

Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të angazhuar për të përmbushur me sukses rikapitalizimin brenda fundit të vitit 2015, si dhe për të vazhduar zbatimin e objektivave të planit të ristrukturimit. Zbatimi i reformave strukturore dhe përmirësimi i treguesve ekonomikë, e vendosin Alpha Bank në një pozicion të favorshëm për të përfituar nga besimi i përtërirë dhe stabiliteti në sektor.”

Ky vlerësim i gjithanshëm kishte si qëllim sigurimin e tregjeve se sistemi bankar në përgjithësi, dhe grupe të caktuara bankare në veçanti, kanë aftësinë e duhur për të furnizuar ekonominë reale me financime të mjaftueshme edhe në situata negative apo të pafavorshme. Rezultatet për operacionet në të gjithë Europën, përfshirë Shqipërinë, i japin Alpha Bank pozicionin e duhur për tu konsideruar një bankë e qëndrueshme në vend si dhe një partner i besueshëm për të gjithë ato familje dhe biznese që të besojnë depozitat si dhe të kërkojnë financime.

Për sa i përket Alpha Bank Albania, ajo operon në Shqipëri prej vitit 1998 dhe nëse i referohemi statistikave të Alpha Bank Albania Sh.A, mund të themi se deri në Qershor 2015 zotëronte një portofol kredie prej 38 miliardë lekë dhe depozita të klientëve në vlerën e 60 miliardë lekëve.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663