Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me Dhomën Amerikane të Tregtisë, këta të fundit kanë organizuar një tryezë me bizneset për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe Drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli.
Gazeta Panorama e ka theksuar këtë fakt, për shkak se Ylli është një zyrtar i LSI-së.
Pas takimit, Ylli deklaroi: “Falenderoj shume Dhomen Amerikane te Tregtise per mundesine qe na dha, per te komunikuar me perfaqesuesit e biznesit dhe per tju pergjigjur cdo pyetje, apo per te sqaruar cdo detaj per ligjshmerine e marredhenies se punes. Rekomandimet qe dolen ne kete forum, apo cdo sugjerim apo verejtje e perfaqesuesve te biznesit, do jene gjithnje pjese e axhendes se punes sone te perditshme. Te tilla ura bashkepunimi dhe komunikimi me sipermarrjen private, vendase apo te huaj, jane gjithnje te vlefshme per permiresimin e punes sone dhe krijimin e nje klime me te mire per zhvillimin e biznesit, per nxitjen dhe motivimin e tij, dhe jo nje klime frenuese apo demoralizuese per biznesin…”