Ndërkohë që kriza globale mbërriti në Shqipëri me fuqinë e saj, disa nga gjigandët ndërkombëtarë në fushën e shitjeve nisën të largohen njëri pas tjetrit.
Pas rrjetit gjerman Praktiker, u largua edhe sllovenët e Merkator dhe danezët e Jysk.
Por ndërsa panorama e qyteteve shqiptare u varfërua nga emra të tillë ndërkombëtarë, që nuk e gjetën veten plotësisht në vendin tonë, mësohet se gjigandët e Jysk do rikthehen në Shqipëri.
Këtë herë bëhet fjalë për dy dyqane në dy nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.
Sipas një njoftimi zyrtar, këto dyqane vijnë në Shqipëri nga sipërmarrësi Fatmir Zymberi, që zotëron dyqanet Jysk në Kosovë dhe Maqedoni.
Jysk ka 2200 dyqane në mbarë botën, prej tyre 4 në Kosovë, 23 në Serbi, 2 në Mal të Zi dhe një në Maqedoni.