Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

A po tërhiqet Rama? “Nuk ka presion mbi biznesin e vogël”

$
0
0

edi ramaPas lajmërimit të kryeministrit Edi Rama për ulje taksash për biznesin e vogël, ja ku vjen një tjetër sinjal.

Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama, duke folur në lidhje me reformën që po ndërmerr qeveria kundër informalitetit, tha se në këtë operacion ka një rrezik.

“Operacioni mund të dëmtojë edhe ata që janë në rregull. Nëse administrata troket pa arsye ose gjen arsye për të trokitur dhe kërkon edhe gjëra që jua ka kërkuar më parë, kjo cenon rëndë klimën e biznesit”, tha kryeministri.

“Operacioni ka edhe një rrezik tjetër, që mund të jetë i padrejtë dhe i pabarabartë. Mund të shikohet dhe të zbatohet si ndëshkimor, edhe pse nuk është kjo arsyeja kryesore. Biznesi është sfilitur nga kanceri i informalitetit. Ky nuk është aksion, por proces që synon transformimin në Shqipëri. Ndryshimet e legjislacionit kanë krijuar problëme për ju lidhur me informimin për të qenë brenda kuadrit ligjor.

Por, qeveria po trajnon tatimorët. Kjo po ndodh gjithë javën përfshi fundjaven. Ne do të trajnojmë biznesin e vogël. Do të përgatisim edhe nje manual. Do të trajnojmë bizneset e vogla për detyrimet që duhet të plotësojnë dhe si duhet të mbrohen nga arbitrariteti i administratës tatimore. Administrata është larg integritetit që synojmë”, tha kryeministri.

Sipas tij, xhiroja mesatare e deklaruar është 50% më e lartë se xhiroja mesatare e deklaruar në 2014-ën.

“Sigurisht që pjesën me të madhe e ka biznesi i madh që ka edhe barrën më të madhe të informalitetit me 63%, pjesën tjetër e ka biznesi i vogël”, tha Rama.

Pasi ka theksuar se ekonomia dhe biznesi në vend janë sfilitur nga kanceri i informalitetit, shefi i qeverisë ka premtuar edhe lehtësi për bizneset e vogla.

“Për tregtarët ambulantë nuk do të ketë më asnjë taksë”, ka thënë ai, për të shtuar se pjesë e operacionit nuk është vetëm kontrolli i subjekteve tregtare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663