Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të jetë e brishtë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. duke arritur në 1.9 për qind për vitin 2015 nga 1.5 që arriti një vit më parë. Vlerësimet jepen në një raport të ri të botuar sot mbi gjendjen ekomonike dhe parashikimet për të ardhmen në Evropë dhe Azinë Qendrore. Evropa Lindore megjithatë po shënon rritjen më të shpejtë – 3.3 për qind për vitin 2015.
Sipas Bankës Botërore rritja u përshpejtua për Shqipërinë në vitin 2015 dhe pritet të vazhdojë trajektoren pozitive gjatë tre viteve të ardhshme, megjithëse do të jetë nën potencialin e mundshëm të zhvillimit.
Klima e përmirësuar e biznesit dhe eksportet pritet të jenë faktorët kryesorë nxitës, krahas stabilizimit të konsumit, besimit të konsumatorit dhe tregjeve të punës.
Konsolidimi fiskal në masë të madhe është mbështetur tek shpenzimet, ndërsa të ardhurat nuk arritën nivelin e pritshmërive, pavarësisht nga masat e reja tatimore, thuhet në raportin e BB.
Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2015 u ul në 2.7% nga 3% që ishte parashikuar në fillim të vitit për shkak të ndikimit të përmbytjeve në sektorin e bujqësisë dhe pakësimit të prodhimit të naftës në përgjigje të rënies së çmimeve ndërkombëtare.
Në gjysmën e parë të 2015 u bënë konsolidime modeste fiskale për shkak të të ardhurave më të pakta nga parashikimet, duke kushtëzuar kështu një realizim më të ulët të shpenzimeve – veçanërisht të atyre kapitale, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Varfëria pritet të vazhdojë të ulet, ndonëse me ritme të ngadalta. Varfëria, e matur me të ardhura prej 5 dollarësh në ditë, u rrit në 47.5% në vitin 2012 nga 46.7% në vitin 2008 dhe shënoi rënie të lehtë në 46.7% në vitin 2014.
Sipas Bankës Botërore, niveli i papunësisë në tërësi ra nga 17.7% në tremujorin e dytë të 2014 në 17.3% në tremujorin e dytë të 2015. Por mes grupmoshës së re, papunësia u shtua nga 33.5% në 34.2%.
Fluksi i remitancave u ul nga 11.7% të GDP-së në vitin 2008 në 8.4% në vitin 2014 për shkak të kushteve ekonomike në Eurozonë.
Ekonomia shqiptare, sipas Bankës Botërore, pritet të rritjet me 3.4% në vitin 2016 dhe me 3.5% në vitin 2017.
Prespektivat e rritjes për Shqipërinë do të varen nga zbatimi i reformës strukturore në energji, menaxhimin financiar të shpenzimeve publike dhe pensionet.
Tregu gjithmonë i dobët i punës kufizon potencialin e ekonomisë shqiptare. Një nivel i lartë i punësimit informal në Shqipëri pengon rritjen e produktivitetit dhe grumbullimin e të ardhurave.
Zhvillimet në Greqi mund të kenë ndikime më të mëdha nga sa pritej mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ndaj prespektivës së uljes së varfërisë, duke patur ulje të remitancave, eksporteve dhe investimeve.
Sfida kryesore për Shqipërinë, përfundon raporti i bankës Botërore, është rritja ekonomike dhe krijimi e vendeve të punës, nga njera anë dhe mbrojtja e shtresave të varfëra të shoqërisë nga ana tjetër./VOA
Klosi kritik ndaj zyrave të punës: S’janë aktive, marrin shënime e nuk zgjidhin gjë
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka kritikuar veprimtarinë e zyrave të punës, të cilat gjatë hapjes së tyre nga paraardhësi i tij Erjon Veliaj, u përcaktuan si zgjidhje e problemit për gjetjen e një pune.
Klosi deklaroi se zyrat e punës nuk janë aktive në lidhjen e kontratave mes punëkërkueseve dhe biznesit.
“Ne kemi një situatë paradoksale në vendin tonë. Në zyrat e punës sot kemi plot 150 mijë veta që kërkojnë punë, ndërkohë në po të njëjtat zyra, në po të njëjtat sportele kemi sot 26 800 vende të lira pune. Biznesi kërkon punë, Shqipëria nuk ofron punonjës të kualifikuar, ku është dilema, ku është problemi, ku është mundësia sesi mund të ndryshojmë? Kjo e gjitha mbetet tek vetë ne që menaxhojmë këtë situatë”.
Ky është bataku më i keq ku ranë ndonjëherë shoqëria jonë
Nga Mentor Kikia
Në zyrat e punes jane regjistruar rreth 150 mije persona te papune, ne nje kohe qe biznesi ka nevoje per 26 mije e 800 punetore dhe nuk i gjen dot.
Të papunët nuk punësohen dot, pasi nuk janë të kualifikuar. Nuk kanë zanat, nuk kanë profesion. Dhe kjo është drama, kjo është gjëma e shoqërisë së ditëve tona.
Brezi i ri i të papunëve ose nuk kanë mbaruar asnjë shkollë, e nuk kanë asnjë zanat, ose janë “diplomuar” për psikologji, filozofi, punë sociale, juridik, ekonomik, diplomaci ndërkombëtare, marrëdhënie publike…
Baballarët e tyre, që emigruan para cerek shekulli, punuan nëpër kantiere ndërtimi apo duke mbledhur domate, pjeshke e duhan nëpër fermat e grekëve e italianeve e sot s’dinë të bëjnë gjë tjetër.
Por tregu ka nevojë për zdrukthtarë, marangozë, hidraulikë, mekaninë, xhenerikë, kamarierë, inxhiniere…
Kjo është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme 25 vjecare. E qeverisjes pa asnje plan, ose me planifikimin, “sa t’ia hedhim edhe kësaj radhe”.