Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Nënshkruhet marrëveshja për portin e jahteve në Durrës

$
0
0

yachtsDurrësi do të ketë një port jahtesh. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka firmosur marrëveshjen me kompaninë “Albania Bay Marina”, ku pritet që në pjesën veriore të portit të Durrësit të krijohen kushtet për ankorimin e jahteve.

Ministri Haxhinasto tha se ky port do të ofrojë më shumë mundësi zhvillimi për turizimin, dhe pritet të ndihmojë edhe punësimin në qytetin e Durrësit.

“Një investim i cili do të sjellë zhvillimin e industrisë së turizimit, pas investimeve që janë bërë në porte të ndryshme si  ai i Shëngjinit. Do të ndërtohen një sërë objektesh të tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe punësimin në qytetin e Durrësit”, – u shpreh Haxhinasto.

Ky invetsim kap një vlerë prej 15 milionë dollarë dhe pritet të ndërtohen një sërë objektesh pranë portit të jahteve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles