Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Importet e cigareve bien 10% për 8 mujorin, niveli më i ulët nga 2001

$
0
0

-Me vetëm 1662 ton për 8 mujorin importet e cigareve kanë vijuar të jenë në nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit (që nga 2001). Në raport me një vit më parë, importet e cigareve ranë me gati 10% për periudhën janar-gusht, duke shënuar tkurrje për të tretin vit radhazi (në 2013 me -9.3% dhe në 2014 me -15.6%), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Më shumë se rënie e konsumit, që kompanitë kryesore distributore pohojnë që është në të njëjtat nivele, kjo tendencë reflekton orientimin e tregut drejt prodhimit vendas. Vlerësohet se pesha e tij është rritur nga 15% në 25% të totalit. Një tjetër faktor është dhe importimi i sasive të mëdha vitin e kaluar, në pritje të rritjes së akcizës për cigaret, nga 90 në 110 lekë për paketë.

Sipas operatorëve zyrtarë, rritja e tregut ilegal të duhanit dhe e në veçanti, rritja e duhanit të dredhur, kanë rezultuar në uljen minimum 20% të tregut legal dhe humbje në të hyrat në buxhet.

Ata rekomandojnë stabilitet të akcizës dhe vazhdueshmërinë e saj sipas një plani (kalendari i akcizës) të miratuar me ligjin ekzistues. Sipas tyre nuk duhet të ketë ndryshime të tjera për nivelin e akcizës për një periudhë afatmesme pas dyfishimit të akcizës në tetor të vitit të kaluar.

Konsumi, 2.8 miliardë fije në 2015

Sipas studimeve të kompanive, importet në vitin 2014 ishin rreth 2.9 miliard fije, ndërsa këtë vit parashikohen 2.8 miliardë fije. Konsumi total mesatar në Shqipëri vlerësohet rreth 3.5 miliard fije bazuar në importetet mesatere të disa viteve rresht, përqindjes së konsumatoreve duhanpirës dhe numrit të cigareve në ditë, duke lënë në këtë mënyrë “zbuluar rreth 20% të konsumit”. Rreth 40% e popullsisë është duhanpirëse.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles