Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bizneset gjermane: Që nga vizita e Merkel, asnjë hap para

$
0
0

rama me merkelBiznesi gjerman vazhdon të ankohet se pak është bërë për të çuar përpara gjërat në Shqipëri.

Në një sondazh, të publikuar nga Shqip, biznesi pranon aksionin kundër informalitetit, por thotë se ai duhej të niste nga biznesi i madh dhe jo duke goditur biznesin e vogël.

Drejtoresha e DIHA, Anette Kasten thotë se 79 përqind e kompanive gjermane thonë se provojnë konkurrencë të pandershme.

“Biznesi është në situatë stanjacioni,” thonë bizneset gjermane.

“Numri i investimeve gjermane në Shqipëri është shumë i ulët në krahasim me vendet e rajonit”.

Duke folur për aksionin anti-informalitet, ata theksojnë: “Nisma e re e qeverisë është e mirë, sepse ka shumë informalitet. Megjithatë, kjo nuk duhet të fillojë duke shënjestruar biznesin e vogël, por të nisë me kompanitë e mëdha”.

“Zbatimi i sanksioneve është thembra e Akilit, jo ashpërsia e tyre. Ashpërsia ka më tepër efekte negative”.

“Duhet të bëhet më shumë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe marrjes së masave konkrete në kuadër të reformës së gjyqësorit, për të dhënë garanci ligjore dhe për të nxitur investimet”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663