A thua se Shqipëria i ka zgjidhur të gjitha problemet e saj lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, tani mësohet se një pjesë e ujit shqiptar do të shkojë me tuba gjigandë drejt Italisë.
Dhe nuk do të jetë një ujë dosido, por ai i kristaltë i Syrit të Kaltër.
Mësohet se është kjo marrëveshja që ka nënshkruar kryeministri Edi Rama me Italinë, gjatë vizitës së tij të djeshme në Rajonin e Puljas.
Një projekt i tillë është i qeverisë Nano dhe u kundërshtua fort asokohe dhe gjithsesi mbeti në letër, por duket se tashmë Rama ka vendosur ta bëjë realitet.