Janë mërrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave një seri vendimesh për shpronësime, që hapin rrugën për sistemime në Bashkinë e Tiranës.
Kështu, është vendosur:
- A) shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës “Bajram Allaraj”. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen, për sipërfaqen prej 300 m² truall, në vlerën 10 milionë lekë.
- B) Shpronësimi i pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga sistemimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës ndërmjet rrugëve “Stavri Themeli”, “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda”, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi për sipërfaqen prej 28 m² truall, në vlerën e përgjithshme 583.380 lekë.
- C) Shpronësimi i të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i rrugës “Pasho Hysa”, për pasurinë “truall”, me sipërfaqe 1.764 m², me vlerë të përgjithshme 53 milionë.
- D) Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i bulevardit “Petro N. Luarasi”, për pasurinë “truall”, me sipërfaqe të përgjithshme 50,2 m², në vlerën 2.8 milionë lekë.
- E) Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimit të Tiranës së Madhe (shtesa)”, për pasuritë “arë”, me sipërfaqe 16.269 m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 7.288.512 lekësh.
- F) Shpronësimi i pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga rikonstruksioni i rrugës së “Filantos”, për pasurinë “truall”, me sipërfaqe 59 m², me vlerë 2 milionë lekë.