Nisma Thurje përcjell raportimin e qytetarit të quajtur Kaç Ponari, i cili sipas saj “na kujton se nafta ne Kosove shitet per 1 euro. Dhe ironia qendron se shumica e tregut aty furnizohet nga Shqiperia. Del nga nentoka jone, rafinohet, udheton deri ne Kosoven bije dhe shitet 38 leke me pak se ne dheun meme… E gjitha kjo sepse ne jemi popull gjumedashes” – shkruan Nisma Thurje.
Taksat e vendosura nga shteti për naftën bëjnë që çmimet e saj në Shqipëri të jenë ndër më të lartat në rajon.
Përveç kësaj, duhet thënë se kontrolli për cilësinë e naftës që shitet në vendin tonë, nuk ka njohur një rreptësi dhe intensitet të njëjtë, me kontrollin që është bërë për energjinë elektrike dhe për lëshimin e kuponave tatimorë.
Ndaj është me vend të mendohet se përveçse më e lirë, nafta shqiptare që shkon në Kosovë, është edhe më cilësore se ajo që shitet në Shqipëri, e cila, sikurse kanë dëshmuar dnër mvite investigime të dnryshme gaazetareske, jo gjithnjë është thjesht naftë…