Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rrjeti ‘Sheraton’ braktis Shqipërinë, ATOA: Lajm i keq

$
0
0

Rrjeti i njohur i hotelerisë, që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi ynë në muajin janar.

Është fjala për ‘Sheraton’.

Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).

Përmes një deklarate për media, kjo shoqatë e konsideron këtë zhvillim shumë negativ dhe paradoksalisht vjen në një kohë kur qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e rangut të Sheratonit, duke i hequr TVSH-në.

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj”, thuhet në reagimin e Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

“Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht”, vijon reagimi i shoqates.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga ndërtesa e hotelit të njohur në kryeqytet, është hequr edhe stemën, sikundër shihet në fotot që sjell Lapsi.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663