Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ministria: ‘Nesër hidhen pagat!’ Naftëtarët janë skeptikë

$
0
0

Një përfaqësi e naftëtarëve të Ballshit dhe Sindikatës u takuan sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës me ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të firmës që menaxhon uzinën e përpunimit të naftës.

Sipas sindikalistëve, administratori i uzinës u ka premtuar se do të marrë kredi për të paguar nesër ne oren 13:00 dy rroga të prapambetura.

Por, protestuesit nuk ishin dakord as me këtë marrëveshje.

Ata thanë se presin që pagat t’i marrin sot dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë përpara godinës së Ministrisë.

Sipas tyre, nuk kanë besim tek zyrtarët e Ministrisë dhe kërkojnë paratë e tyre.

Për të kërkuar pagat dhe derdhjen e kontributeve në sigurimet shoqërore, rreth 200 punonjës të uzinës së përpunimit të thellë të naftës u nisën një ditë më parë në këmbë nga Fieri deri në Lushnje, për të vijuar më pas një pjesë rruge me autobus për në Tiranë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663