Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bonot e thesarit arrijnë interesa rekord

$
0
0

Fundi i vitit ka shënuar një rritje të menjëhershme të interesave të borxhit të qeverisë. Bonot e thesarit 1 vjeçare kanë arritur në nivelin 2.7%, nga 1.7 që ka qenë mesatarja e 2017-s.

Ekspertët financiarë e shpjegojnë këtë dukuri me fundin e interesave të ulëta në tregje, si dhe me stabilizimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, e cila këtë vit ka mbajtur të pandryshuar interesin e lekut.

Për ekonomistët, një tjetër shkak i cili ka mbajtur në këto nivele borxhin e qeverisë është edhe niveli i inflacionit. Ulja e interesit të lekut uli ndjeshëm interesin e bonove të thesarit, të cilat merren si referencë nga bankat për të llogaritur këstet e kredive.

Nga ana tjetër politika monetare lehtësuese uli fitimet për depozitat duke goditur kursimet e qytetarëve.

Në parashikimet për vitin 2018-ë qeveria pret që interesi i bonove të rritet të jetë 30% më i lartë. Kulmin më të lartë bonot e patën në vitin 2009, pas krizës financiare, ku interesi mesatar i tyre kaloi normën 9%./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663