Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Financat: Planifikimet e fryra për fondet e huaja, shkak për mosrealizimin e investimeve

$
0
0

shkelqim caniVështirësitë këtë vit nuk kanë qenë vetëm në realizimin e të ardhurave buxhetore, por edhe në krahun e shpenzimeve ku është vënë re se, fondet për investimet në fund të 8 mujorit shënojnë një mosrealizim 22 %.

Në një raport të posaçëm për Kuvendin, Ministria e Financave duke iu referuar rezultateve të 6 mujorit ka sqaruar se i gjithë deficiti në shpenzimet kapitale është krijuar në shpenzimet me financim të huaj, të cilat janë realizuar në masën 60 për qind, duke krijuar një deficit prej 5.5 miliardë lekësh. Këto shpenzime kanë rënie edhe në krahasim me vitin e mëparshëm.

Shkaku kryesor i mosrealizimit të tyre është planifikimi i fryrë nga ministritë e linjës për projektet me financim të huaj. Gjithashtu, mosmarrja në konsideratë e procedurave që aplikohen për këto projekte ka sjellë vonesa të konsiderueshme dhe, për rrjedhojë, mosrealizim të tyre.

Mosrealizimet më të theksuara janë në Ministrinë e Transportit dhe infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ujësjellës-kanalizimeve. Mosrealizime të projekteve me financim të huaj konstatohen edhe në disa ministri të tjera. Për këtë arsye, nga këto ministri është kërkuar reduktimi i tavanit të financimit të huaj dhe rritja e tavanit të financimit të brendshëm, sqarojnë burimet zyrtare të Ministrisë së Financave.

Shpenzimet me financim të brendshëm janë realizuar në masën 105.3 për qind, duke qenë 0.6 miliardë lekë më të larta se niveli i planifikuar. Në krahasim me vitin e mëparshëm, këto shpenzime janë më të larta.

Shpenzimet korrente janë realizuar në masën 94 për qind, duke krijuar një deficit prej 10.6 miliardë lekësh. Këto shpenzime përbëjnë 83 për qind të shpenzimeve të përgjithshme. Ky reduktim vjen kryesisht nga rishikimi i strukturave administrative të institucioneve publike dhe menaxhimi efektiv i kostos së personelit. Ulja e shpenzimeve ka sjellë deficit më të ulët buxhetor dhe, si rrjedhojë, nevoja më të ulëta për financimin e tij. Kjo ka sjellë kursime në shpenzimet për interes

Shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura janë realizuar në masën 84 për qind, duke krijuar një deficit prej 2.4 miliardë lekësh. Shpenzimet faktike janë 12.5 miliardë lekë, nga 15 miliardë lekë të planifikuara. Këto shpenzime përbëjnë 6 për qind të shpenzimeve të përgjithshme./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663