Ministri i Financave mbrojti aktin normativ të Qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe për t’iu përshtatur ndarjes së re të territorit.
“Ky akt normativ është i domosdoshëm për t’i dhënë zhvillimin e duhur rritjes ekonomike”,- deklaroi ministri Shkëlqim Cani.
Lidhur me rënien e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, ministri Cani u qëndroi argumentave të dhënë edhe më herët.
Sipas tij, të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së Prodhimit të Brendshëm në sektorin bujqësor dhe atë energjetik, rënia e interesave në tregun bankar, që e vlerësoi si një sinjal të mirë për ekonominë pasi rënia e interesave rrit kreditimin dhe nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.