Administrata Tatimore ka njoftuar ditën e sotme, se një biznes i caktuar tatimpagues, përveç raportimit ditor në pajisjen e tyre fiskale, duhet edhe të bëjë raportin online në serverin e DPT-së.
Tatimet njoftuar edhe se, raportimi nuk duhet të kalojë orarin më të fundit të pranueshëm, ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re.
Thirrja e Tatimeve shkon edhe tëk të gjithë tatimpaguesve, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore, që të fillojnë ti realizojnë ato.
“Ky është një detyrim ligjor, i cili në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10 000 – 50 000 lekë”, – thuhet në njoftim.
Për të gjithë shkelësit që nuk e zbatojnë detyrimin e mësipërm, Administrata Tatimore thotë se do t’i kalojë për veprime të mëtejshme strukturave të saj të Hetimit Tatimor dhe atyre të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit për veprën penale të fshehjes të të ardhurave dhe evazionit fiskal.
Monitor