Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Thatësira, 100 mln $ import energjie për 3 muaj

$
0
0

Jo vetëm korporata elektroenergjitike, por edhe kompania e shpërndarjes së energjisë do të kryejë importe në muajin Shtator.

OSHEE ka hapur tenderin për të blerë energji elektrike përgjatë gjithë muajit të ardhshëm, duke evidentuar situatën e vështirë hidrike në të cilin ndodhet vendi.

KESH ka vënë në dispozicion një fond prej 22.4 milionë eurosh  për import të energjisë, pjesë e kredisë së Bankës Botërore, por mesa duket sasia që Korporata kërkon të marrë nuk mjafton që të sigurojë furnizimin e rregullt me energji në muajin e ardhshëm.

Për këtë arsye Operatorit të Shpërndarjes i nevojiten afro 270 mijë megavat orë të tjera energji, të cilat llogariten t’i kushtojnë buxhetit të kompanisë 18 milionë euro raporton KlanTV. Bashkë me këto para, fatura që thatësira i ka shkaktuar sektorit energjitik në tre muaj shkon  në 100 milionë dollarë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles