Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Po vijnë pushimet/ Ja procedurat dhe dokumentete që duhen për të udhëtuar me makinën tuaj jashtë vendit

$
0
0

“Po vijnë pushimet e verës dhe ndoshta po planifikoni të lëvizni jashtë vendit”. Tashmë qytetarët kanë një mundësi për të aplikuar për leje qarkullimi ndërkombëtare. Portali qeveritar E-Albania ju vjen në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që do të dalin jashtë Shqipërisë me makinë.

“Leja ndërkombëtare e qarkullimit është e domosdoshme në këto raste dhe për të, mund të aplikohet online në portal, duke kryer edhe pagesën përkatëse.

Pasi të jeni regjistruar/loguar në E-Albania, kërkoni shërbimin “Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare”( https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=5019) dhe ndiqni hapat përkatës. Më pas duhet vetëm të tërhiqni dokumentin pranë zyrave rajonal të transportit. Thjeshtojini gjërat! Aplikoni në E-Albania!Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online për leje qarkullimi ndërkombëtare, si dhe të paguajnë online koston përkatëse të aplikimit.

“Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare. Marrja e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit mbështetet në:

– Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)

– VKM nr. 153, datë 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:

– Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:

– Leja e qarkullimit kombëtare

– Dokument identifikimi

Hapat e procedurës

Për të marrë shërbimin:

– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal

– Zgjidhni shërbimin “Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare”

– Klikoni butonin” Përdor”

– Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare

– Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online

– Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.

Koha e marrjes së shërbimit do të jetë menjëherë ndërkohë kostoja për kryerjen e procedurës është 500 lekë./Scan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663