Porti i Veriut, Shëngjini, priti të parën kruaziere në historinë e tij. “Island Sky” me 600 britanikë në bord mbërriti në portin e Shëngjinit, duke u drejtuar më pas për te oazi i mrekullueshëm për turizmin shqiptar, “Mrizi i Zanave”.
“Agjencia Kombëtare e Bregdetit si katalizator i kësaj vizite shpalos vizionin e saj se turizmi i qëndrueshëm i bazuar ne modele si Mrizi i Zanave është modeli që i duhet Shqipërisë”,- deklaron Drejtor i AKB-së, Auron Tare.
Shefi i marketingut në portin e Shëngjinit, Esat Dushku, u shpreh se, ardhja e Kroçeres është një moment historik. Sipas tij, investimet e bëra në këtë port kanë bërë që të ankorohen edhe mjete të tilla lundruese.
“Është hera e parë që në këtë port yë ankorohet një anije e këtyre përmasave në këtë port. Kjo ndodh falë investimeve të fuqishme që janë bërë në këtë port gjatë këtyre viteve.
Ardhja e kësaj anije turistike bën të mundur që Kroçere të përfshijnë Portin e Shëngjinit në hartën porteve turistike të rajonit, që do të thotë më shumë punë, më shumë të ardhura dhe për rajonin do të thotë më shumë turizëm”,- shprehet Dushku.
Tashmë edhe Shëngjini do të përfshihet në hartën e porteve turistike të rajonit, pasi bëhet e ditur se dhe në të ardhmen kroçerat do të kenë destinacion këtë port, duke i dhënë në këtë mënyrë një tjetër zhvillim turizmit në Lezhë.