Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Vërshim vizitorësh, por shqiptarët janë me sytë nga Turkish

$
0
0

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin prill 2017 është 764.485.

Krahasuar me prillin 2016, ky tregues rezulton me rritje 17,8%. Por numri i shtetasve të huaj për qëllime të mirëfillta turizmi është rritur me 156% sipas INSTAT.

Në janar-prill 2017 e vizituan Shqipërinë për qëllime pushimi 234.779 turistë nga 91,577 që ishin të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rritje 156%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 13,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Prill 2017 janë 766.779 duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muaji prill 2017 është 429.126. Krahasuar me muajin prill 2016 ky numër është rritur 17,3%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 5,8%, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 12,7 % dhe 5,5 %.

Pikërisht udhëtimi në rrugë ajrore mbetet një problem në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se deri në fund të këtij viti do të nisë fluturimet një linjë ajrore shqiptare.

Rama tha se kompania turke, Turkish Airlines, do japë ndihmë teknike për ngritjen e kësaj kompanie.

Presidenti i Turkish Airlines, Bilal Eksi ka dhënë një intervistë për ATW, ku thotë se janë bërë disa diskutime për projektin.

“Por nuk ka akoma asnjë vendim të bordit”, tha ai.

Në Shqipëri ka vetëm një kompani fluturimi shqiptare, e quajtur Albawings.

Ajo thotë se operon me një avion Boeing 737-500.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663