Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ka punë po s’ka profesionistë! Administrata Publike, nga 16 mijë aplikime me 2016 vetëm 57% plotësuan kriteret

$
0
0

Administrata publike po shihet gjithnjë e më shumë si burim i rëndësishëm i punësimit në vend.

Departamenti i Administratës Publike bëri me dije se numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2016, ishte 16,483, nga të cilët rezultuan se vetëm 9,420 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje.

Krahasuar me të dhënat e vitit 2015, nisur nga raporti aplikime/të kualifikuar rezulton se edhe pse numri i aplikimeve në total është më i ulët për 2016, përqindja e aplikantëve të kualifikuar është më e lartë, çka dëshmon, sipas DAP, se aplikantët janë orientuar më mirë kundrejt aplikimit për pozicionet vakante në të cilat plotësojnë kriteret.

Konkretisht për vitin 2015, përqindja e aplikantëve të kualifikuar llogaritet 55% ndërsa përqindja e aplikantëve të kualifikuar për 2016 llogaritet 57%.

Numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 4140, nga të cilët 57% femra dhe 43% meshkuj dhe mosha mesatare e aplikantëve është 33 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 30 vjeç dhe mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 39 vjeç.

Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion për vitin 2016 llogaritet të jetë 13. Nga të dhënat e DAP shihet se numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në përfundim të vitit 2016, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 965 pozicioneve vakante, ose rreth 86% e nevojave të planifikuara sipas planit vjetor të pranimit.

Në raport me numrin e pozicioneve vakante të shpallura përgjatë vitit 2016 (1268 vende, pra më shumë se vendet e planifikuara), përqindja e plotësimit të vendeve vakante llogaritet të jetë 76%.

Nga 923 pozicione të plotësuara nëpërmjet procedurave të konkurrimit, 188 prej tyre (ose rreth 20%) janë plotësuar nëpërmjet procedurave të ngritjes në detyrë dhe 146 prej tyre (ose rreth 15.8%) janë plotësuar nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele.

Krahasuar me vitin e mëparshëm, trendi i mobilitetit të lëvizjes brenda sistemit të shërbimit civil nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë është rritur me 47% për ngritjen në detyrë dhe 49% për lëvizjen paralele./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles