Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

‘Roli i BSH-së në ekonomi’- Guvernatori Sejko leksion në UET

$
0
0
Leksion i hapur me studentët e programeve Master në UET me Guvernatorin, Gent Sejko mbi temën: “Roli i Bankës së Shqipërisë në ekonomi, ndërthurja midis nxitësit dhe rregullatorit”
 
 Banka e Shqipërisë dhe roli i saj në ekonominë e vendit ishte tema e leksionit të hapur të mbajtur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko sot në Universitetin Europian të Tiranës. Ky leksion bëhet në kuadër të Javës Globale të Parasë dhe Edukimit Financiar si objektiv kryesor i BSH-së.
Leksioni i hapur ishte pjesë e kurrikulave për studentët e programeve master në UET. Drejtoresha e Programeve Master, Orkida Ilollari,  bëri të ditur se ky leksion realizohet në kuadër të përfshirjes në kurrikulat e Programeve Master 20 për qind të leksioneve me pjesëmarrjen e CEO-ve dhe specialistëve nga fusha të ndryshme.
“Lidhja e studimeve me tregun e punës dhe realizimi i një praktike në auditor do të realizohet në kurrikulat e përmirësuara duke ftuar në auditor drejtues institucionesh, CEO kompanish, etj., mbi çështje të fushës që diskutohet.  Për të kuptuar se si funksionon Banka e Shqipërisë dhe cili është roli i saj në ekonominë e vendit sot kemi të ftuar Guvernatorin Gent Sejko.  Strategjia e këtyre leksioneve ndiqet në të gjitha degët e programeve Master”, – theksoi Ilollari.
 
Guvernatori Sejko shprehu kënaqësinë për ftesën dhe vlerësoi Universitetin Europian të Tiranës si “një nga universitetet më cilësorë që ka treguar arritje dhe përparësi në fushën akademike dhe të cilësisë”.  
 
“Ky leksion mbahet në kuadër të fushatës së Javës Globale të Parasë që ne ndërmarrim në bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe Shoqatën e Bankave, në vijim të edukimit financiar, i cili është një nga objektivat e bankës qendrore. Në këtë leksion do të japë informacione bazike mbi bankën qëndrore, rolin e saj, duke e konkretizuar me sfidat aktuale në ekonomi”- tha Sejko.
 
Më tej ai foli në mënyrë konkrete mbi rolin e BSH-së në sistemin financiar shqiptar , rolin dhe funksionet e saj në politikën monetare, në stabilitetin e çmimeve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar, mbi efektet e krizës botërore në rajon dhe vendin tonë, rezultatet që kanë pasur politika e bankës qendore në këtë drejtim, etj… Guvernatori iu përgjigj interesit të studentëve mbi shumë çështje që lidhen me funksionimin e Bankës së Shqipërisë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663