Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Energjia/ Kishat, xhamitë, teqetë s’do tarifohen si biznes

$
0
0

Kishat, xhamitë dhe teqet do të tarifohen për energjinë elekrike jo si biznes por si familjarë. Ky është një projek i ri i qeverisë shqiptare pas kërkesave të bëra nga komunitetet fetare, kryesisht ai i besimit mysliman për të mos paguar fatura energjie në çmimet e një biznesi. Vendimin e tij kryeministri Rama e bëri publike gjatë dorëzimit të lejeve të legalizimit të kishës së Shën Athanasit në Selenicë.

Qeveria ka vendosur që objektet e kultit të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo më tarifa biznesi si deri më sot.

Nisma u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.

 “Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit”.-tha Rama.

Por vizita e Kryeministrit në këtë Kishë nuk ishte rastësore, pasi kreu i qeverisë i dhuroi atë Spiros edhe lejen e legalizimit.

 “Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato” .-pohoi Rama.

Kisha e Shën Athanasit me afreske dhe ikona murale, nga më të bukurat në Shqipëri është ndërtuar në 1812-ën, por në 67-ën u shkatërrua pjesërisht.

Vetëm pas ‘90-s, me ndihmën e komunitetit vllah të Metsovës objekti i kultit iu nënshtrua restaurimit.

Veç Kishës, në Selenicë tashmë ka përfunduar proçesi i legalizimit edhe për 435 shtëpi banimi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles