Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Tregtia e armëve/ Ja sa mln armatim bleu Shqipëria vitin e kaluar…

$
0
0

Qeveria ka rritur blerjen e armëve nga jashtë për të armatosur policinë, por edhe për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga NATO. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se importi i armëve dhe municioneve shënoi vitin e kaluar nivelin më të lartë në gati një dekadë.

Sipas Doganave për periudhën Janar-Nëntor të vitit 2016, Shqipëria importoi 553 milionë lekë ose 4 milionë euro armatime dhe municione. Sipas të dhënave historike, kjo përbën vlerën më të lartë që nga 2010-a.

Kompanitë e tregtimit të armëve bëjnë të ditur se blerjet konsistojne kryesisht në armatime të lehta, të cilat shkojnë për nevojat e Ministrisë së Brendshme, asaj të Mbrojtjes, dhe autoriteteve të tjera të sigurisë, që përdorin armatime luftarake.

Ky është viti i dytë me radhë që Shqipëria rrit blerjet e armëve nga jashtë. Prej vitesh, vendi ynë ka qenë një eksportues neto i armëve duke shitur jashtë armë më shumë nga sa blinte. Por në dy vitet e fundit kjo ka ndryshuar dhe vlera e importit të armëve e ka kaluar atë të eksportit.

Sipas Doganave, gjatë vitit të kaluar eksportet e armëve ishin 362 milionë lekë ose

Fillimisht, tregtia e armëve në Shqipëri ka qenë monopol i kompanisë shtetërore MEICO. Por pas vitit 2009, ajo u liberalizua dhe aktualisht në treg janë mbi 30 shoqëri të liçencuara që kryejnë tregti armësh.

 

Image

 

Tregtia ilegale 

Përpos shkëmbimeve të ligjshme tregtare, ekspertët thonë se ka dhe një tregti tjetër armësh, që zhvillohet jashtë kontrollit të autoriteteve. Që nga luftërat e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe që pas hapjes së depove të armëve në Shqipëri në vitin 1997, në Europë lulëzon një treg i zi armësh.

Sipas një studimi të “Flemish Peace Institut” në Bruksel, furnitori kryesor i këtij tregu është Ballkani.  “Një pjesë e madhe e armëve ilegale në Evropë kontrabandohet nga vendet si Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Shqipëria,” – thuhet në studim.

Flemish Peace vlerëson se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbahen më shumë armë ilegalisht se sa në mënyrë të ligjshme dhe numri i këtyre armëve mund të arrijë deri në 2 milionë.

Tregtia globale

Tregtia globale e armëve ka mbërritur pikën e saj më të lartë që prej Luftës së Ftohtë. Lindja e Mesme thuajse i ka dyfishuar importet e armëve. Shtetet e Bashkuara dhe Europa vazhdojnë të mbeten kryesues të listës së furnizimeve, ndërsa edhe Kina nuk mbetet pas.

Instituti ndërkombëtar i Hulumtimit të Paqes në Stokholm, “SIPRI” e ka shtjelluar qartë në raportin e fundit të tij rritjen e transfertave madhore të armëve këto 5 vitet e fundit, në nivele që nuk ishin parë që prej vitit 1990.

Arabia Saudite, nismëtarja e ndërhyrjes ushtarake në Jemen, e cila ka kushtuar deri tani qindra jetë civilësh, rezulton importuesja e dytë më e madhe e globit, pas Indisë. Mbretëria e Gjirit Persik e ka rritur me 212% volumin e blerjes së armëve. Furnizuesit kryesorë të saj mbeten Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

India, që ka lënë pas rivalin e madh rajonal, Pakistanin, armët i blen më së shumti nga Rusia. Moska dhe Uashingtoni llogarisin së bashku më shumë se gjysmën e të gjithë eksporteve. Mes 5 eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë rreshtohen pas tyre Kina, Franca dhe Gjermania.

“Mungesa e instrumenteve rajonale të kontrollit të armëve ka bërë që shtetet aziatike t’i zgjerojnë të pashqetësuara arsenalet e veta”, komenton anëtari i “SIPRI”-it, Siemon Wezeman.

Që kur Amerika hoqi në muajin maj embargon dhjetëravjeçare të shitjes së armëve ndaj Vietnamit, vendi e ka rritur në mënyrë dramatike nivelin e importit të tyre në 202%. Shtim të ndjeshëm të importit të armëve kanë pasur edhe Katari e Irani. Republika Islamike mori vitin e kaluar nga Rusia sisteme S-300 të mbrojtjes antiajrore, blerja më e madhe e kësaj natyre për të që prej vitit 2007./Mapo.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663