Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Familjet shqiptare, gjysma e shpenzimeve shkojnë për ushqim

$
0
0

tregu-fruta-perime-550x413Sa më i zhvilluar të jetë një vend aq më pak shpenzojnë qytetarët e tij nga buxhetet familjare për ushqim. Ky është përfundimi që del nga shifrat e publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror. Nisur nga ky definicion mund të nxirren konkluzionet për nivelin e zhvillimit edhe të vendit tonë. Shifrat tregojnë që në Shqipëri, familjet shpenzojnë rreth 49% të buxhetit të tyre për ushqime. Në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37%. Krahasimi i shifrave tregon se vendi ynë për këtë tregues ngjan vetëm me shtetet afrikane. Ndërkohë sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Agrikulturën amerikanët shpenzojnë vetëm 6.4% të të ardhurave të tyre për ushqim.

Situata në Shqipëri

Shqipëria, sa iu takon shpenzimeve familjare për ushqimin është e fundit në rajon. Shira të ngjashme me të vendit tonë mund të gjesh vetëm në vendet afrikane. Në raportin e Forumit Ekonomik Global të dhënat për Shqipërinë dhe rajonin mungojnë, por të dhënat përkatëse nga anketat e buxhetit të familjeve japin një panoramë se sa për qind të buxhetit shpenzojnë për ushqime familjet e rajonit. Sipas INSTAT, në Shqipëri, familjet shqiptare shpenzojnë 48.7% të buxhetit për ushqime. Sipas Anketës së Fundit të Buxhetit të Familjeve, familjet shqiptare rritën më 2015 shpenzimet për konsumin e ushqimeve me 4,4 pikë përqindje në krahasim me 2014-n. Tendenca për të ulur shpenzimet e tjera dhe fokusi drejt ushqimeve është treguesi më i qartë se familjet shqiptare po varfërohen dhe shqetësimi kryesor i tyre është sigurimi i nevojave bazë të jetesës. Ky është një kthim mbrapa, teksa në dekadën e fundit, pesha e shpenzimeve për ushqime kishte ardhur veçse në ulje.

Krahasimi me rajonin

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria e ka këtë peshë dukshëm më të lartë. Sipas Zyrës Statistikore Shtetërore të Maqedonisë, familjet maqedonase shpenzojnë mesatarisht 33.7% të buxhetit për ushqime. Në Mal të Zi, sipas Monstat, kjo peshë është 34.6%; në Bosnjë-Hercegovinë është rreth 34%. Familjet serbe, sipas zyrës kombëtare të statistikave shpenzojnë 37.7% të buxhetit për ushqime. Më e lartë është kjo peshë për Kosovën, në 43%, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave. Në vendet e BE-së, sipas të dhënave historike të Eurostat, pesha e shpenzimeve për ushqime ka mbetur në rreth 12%, që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat. Teksa vendi vijon të jetë një importues i madh neto i ushqimeve, në supermarketet shqiptare ndodh rëndon të gjesh produkte që janë edhe më të shtrenjta se supermarketet në Itali p.sh., ndërsa të ardhurat e familjeve shqiptare janë disa herë më të ulëta se ato italiane.

Vendet me shpenzim të lartë

Nigeria shpenzon më shumë se gjysmën e të ardhurave për ushqim, dhe janë nëntë vende të tjera që shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave për ushqim. Katër prej të cilave janë në Afrikë, Nigeria 56.4%, Kenia 46.7%, Kameruni 45.6%, dhe Algjeria 42,5%. Katër të tjera janë në Azi, Kazakistani 43%, Filipinet 41.9%, Pakistani 40.9% dhe Azerbajxhani 40.1%. Guatemala është i vetmi vend në Amerikën e Jugut që ndodhet në listë dhe familjet shpenzojnë rreth 40.6% të të ardhurave për ushqime. Shifrat nuk tregojnë se ushqimi është më i shtrenjtë në Nigeri se sa në SHBA. Në fakt, është e kundërta. Një amerikan mesatarisht shpenzon rreth 2,392 dollarë në vit për ushqim, një nigerian mesatarisht shpenzon gjysmën, 1,132 dollarë. Një banor i Kenias shpenzon 543 dollarë në vit për ushqim. Megjithatë, mund të ketë diferenca të mëdha brenda vetë shtetit. Në 25 vitet e kaluara, rreth 20% e familjeve në Shtetet e Bashkuara shpenzojnë nga 28.8% në 42.6% në ushqim, krahasuar me normën 6.5-9.2% të shpenzuar nga familjet e pasura.

Vendet që shpenzojnë më pak

Janë vetëm dhjetë vende në botë që shpenzojnë më pak se 10% të të ardhurave të tyre për ushqim, katër prej të cilave janë në Europë; Mbretëria e Bashkuar është e treta me 8.2% e të ardhurave mujore, e ndjekur nga Zvicra me 8.7%, Irlanda shpenzon vetëm 9.6% dhe Austria 9.9%.

Katër vendet e tjera ndodhen në pjesën tjetër të botës. Amerikanët shpenzojnë të paktën 6.4%, Singapori është i dyti në listë për sa iu përket shpenzimeve më të ulëta për ushqim krahasuar me të ardhurat në total, 6.7%. Kanadezët shpenzojnë rreth 9.1% të të ardhurave në ushqim, ndërsa australianët shpenzojnë 9.8%.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663