Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Inspektoriati i Punës hap dyert për studentët e Fakultetit të Shkencave

$
0
0

ISHPKreu i Inspektoratit Dritan Ylli: Administrata dhe institucionet publike, nevoje për të rinj të kualifikuar!

Inspektoriati i Punes dhe Sherbimeve Sociale hap dyert për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Sot, në ambientet e Inspektoriatit është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim institucional nga Drejtori i Përgjithshëm i ISHPSHSH-së, z. Dritan Ylli dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr, Edmond Rapti.

“Inspektoriati i Punës do të jetë bashkëpunues dhe  i gatshëm për të pritur studentët, të cilët kërkojnë  të avancojnë  në  studimet e tyre, në  master apo thellime teorish, të cilat duhen alternuar me praktikën në  institucionin shtetëror. Ne jemi të hapur që të gjithë studentët të praktikohen tek ne, pasi mendoj se administrata publike ka nevojë  për  të  rinj të  kualifikuar nesër”, tha në  fjalën e tij, kreu i Inspektoriatit z.Dritan Ylli pas nënshkrimit të marrëvshjes, e cila sipas tij ka rëndësi të vecantë në shërbimin social, ku kualifikimi është një nga kriteret e sotme qe vlejnë në rritjen e standarteve në  punë.

Palët  ranë dakort të  realizojnë  veprimtari që do të vlenin reciprokisht, të punojnë së bashku për zhvillimin e kapaciteteve të  nevojshme në  drejtimin e studimeve shkencore;  të promovojnë iniciativat shkencore dhe të  shkëmbimit kulturor për rritjen e kapaciteteve njerëzore; të nxisin promovimin e standarteve më  të  larta në  cilësinë e kërkimit si dhe integritetit etik në punën kërkimore; organizimit të përbashkët  të  kurseve specifike, trajnimeve, leksioneve të  hapura etj.

“Studentët  të  aftësohen në  praktikë  dhe jo vetëm në  teori. Studimet e tyre do të vlejnë  për tregun e punës nesër. Ata do të kenë  mundësi  të  thellohen në  shërbimin social, duke qënë nesër më  të  përgatitur, më të kualifikuar”, tha dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale, Prof.Dr, Edmond Rapti, i cili falenderoi për mbështetjen e z.Dritan Ylli, për krijimin e lehtësirave të nevojshme  institucionale për konkretizimin e kësaj  marrëveshjeje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles